Politikë
E ardhmja në rrezik: Pse rinisë shqiptare i duhet një qasje e re edukimi dhe udhëheqjeje
Reklamë e Sponsorizuar
“Patriotizëm është besnikëri ndaj shtetit tënd, e jo ndaj qeverisë sate. Bëhu qytetar i mirë, e jo shërbëtor i verbër”, është shprehur dikur Mark Tuen. Rinia shqiptare mbart në vetvete vlera të jashtëzakonshme, duke u dalluar për energjinë, vullnetin, entuziazmin dhe potencialin e saj të madh. Megjithatë, sot është më shumë se kurrë e domosdoshme që kësaj gjenerate t'i jepet orientimi i duhur.
Është emergjente që të rinjtë të pajisen me edukimin e duhur për t'i shërbyer vetes, familjes, fesë dhe atdheut, pasi vetëm nga individët e përgatitur, punëtorë dhe të aftë mund të pritet begati. Gjendja aktuale shqetësuese në shoqërinë tonë është kryesisht pasojë e metodave të gabuara të edukimit ndër vite. Duke iu referuar një shkrimi të Alija Izetbegoviqit, ku theksohej se shoqëria shpesh e ka edukuar gabimisht rininë si pasojë e keqkuptimit të mendimit burimor, të rinjtë janë mësuar të jenë të dëgjueshëm deri nënnshtrim, duke pranuar çdo pushtet me pretekstin se vjen nga Zoti.
Në kontrast me këtë, edukimi i shëndoshë i nxit ata të jenë aktivë, të aftë, punëtorë dhe të arsimuar, duke mos u dorëzuar lehtë edhe përballë sfidave më të vështira. Çelësi qëndron te mënyra se këto këshilla dhe vlera u përcillen atyre. Nëse shoqëria nuk investon në edukimin e të rinjve përmes njerëzve me moral të lartë e integritet, atëherë ata do të ndikohen nga individë të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm.
Nëse koha e të rinjve nuk mbahet e zënë me aktivitete dobiprurëse, ajo do tëmbushet me dukuri të dëmshme për ta, fenë dhe kombin, të nxitura nga agjentë të prishur. Ndaj, kujdesi ndaj rinisë së talentuar duhet të jetë prioritet. Komuniteti duhet të ofrojë mbështetje financiare apo shpërblyese për nxënësit dhe studentët e suksesshëm, por fokusi fillestar duhet të vendoset te drejtorët e institucioneve të tyre arsimore.
Përmes krijimit të shoqatave, ndarjes së titujve dhe shpërblimeve, edhe individët me integritet të lëkundur mund të tërhiqen për të bashkëpunuar. Nëse njerëzit e ndershëm dhe punëtorë nuk angazhohen me rininë, elementët e tjerë negativë do të arrijnë t'u shpëlajnë trurin dhe t'i vënë kapacitetet e tyre në shërbim të agjendave të gabuara.
Është e natyrshme që popujt myslimanë të udhëhiqen nga individë të edukuar dhe të frymëzuar nga vlerat islame, por kjo shpesh dështon sepse brezi i ri është trajnuar për të qenë i udhëhequr e jo udhëheqës. Rinia duhet të kuptojë se misioni i tyre është të udhëheqin me çdo kusht. Jeta është lëvizje dhe aktivitet, ajo kërkon gëzim përmes përpjekjes e jo pasivitet parazitar, mbrojtje të dinjitetit dhe aftësi për të thënë qartë po ose jo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: