Politikë
Lubonja zbulon dilemën e kryeministrit: Rama e ka në mendje dorëheqjen, por e frikëson si 'fundi i botës'
Reklamë e Sponsorizuar
Analisti i njohur Fatos Lubonja ka sjellë një vështrim kritik mbi zhvillimet e fundit dhe tensionimin e protestës studentore, e cila kulmoi me përplasje të dhunshme mes forcave të rendit dhe të rinjve.
I ftuar në një studio televizive, Lubonja u ndal te qasja e ekzekutivit ndaj qytetarëve, duke theksuar se qeverisja aktualisht i trajton njerëzit si kundërshtarë. Sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama e konsideron largimin nga pushteti, mirëpo këtë skenar e përjeton si një katastrofë personale.
“Është i kriminalizuar deri në fyt. Dy zv.kryeministra i ke në hetim për korrupsion. Ke shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelët, ke ndërtuar një bandë kriminale. Pra këtu është problemi”, u shpreh ai gjatë analizës së tij.
Më tej, analisti shtoi se qëndrimi refuzues i mbajtur për muaj me radhë, i shoqëruar me fyerje e sulme verbale, tani po kthehet në veprime të dhunshme. “Sigurisht që e mendon ikjen, por nga ana tjetër mendon se për të është fundi i botës. Por përse të jetë fundi i botës, nëse mendon se je në rregull. Nëse je i qetë, ktheju artit, për krimet që to akuzojnë del që nuk janë nëse nuk i ke bërë dhe shpëton”, përfundoi Lubonja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: