Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tension në bulevard: Përplasen deputeti Agron Shehaj dhe kreu i Policisë së Shtetit, lëndohet Erald Kapri

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tension në bulevard: Përplasen deputeti Agron Shehaj dhe kreu i Policisë së Shtetit, lëndohet Erald Kapri
Përplasjet në distancë dhe ato fizike kanë karakterizuar protestën e sotme në kryeqytet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, është gjendur në bulevard gjatë zhvillimit të tubimit. Aty ai është ndeshur me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Situata ka degeneruar në një konfrontim fizik mes dy politikanëve dhe forcave të rendit që përbënin eskortën e Hitat, të cilët kanë bllokuar çdo tentativë të Shehajt dhe Kaprit për t'iu afruar drejtorit të policisë. Pas incidentit, deputeti Agron Shehaj ka folur përfaqësuesve të mediave, duke e cilësuar ngjarjen si skandaloze: “Është e papranueshme të arrestohen minorenë, kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur, përse i nxorrën? E keni parë çfarë ka ndodhur? Kanë dhunuar gjakosur 15-vjeçarë në komisariatin nr.2. Drejtori nuk dha asnjë përgjigje, vetëm dhunë për të mbrojtur Edi Ramën”. Nga ana tjetër, gjatë ndërhyrjes, Erald Kapri ka pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të sprajit lotsjellës në drejtim të tij, duke kërkuar menjëherë ndihmën e stafit mjekësor në vendngjarje për marrjen e ndihmës së parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar