Aktuale
Dramë në bulevard: Qytetari mbetet pa ndjenja në tokë, ndërhyn autoambulanca pas pritjes
Reklamë e Sponsorizuar
Një situatë e rëndë është regjistruar në bulevard, ku një burrë ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm të shëndetit dhe ka rënë pa ndjenja në asfalt, duke pritur rreth një çerek ore për ardhjen e ndihmës mjekësore.
Gjatë kësaj kohe, kalimtarët dhe qytetarët e pranishëm në vendngjarje janë munduar t'i vijnë në ndihmë me mjete rrethanore dhe duke i kryer masazh kardiak, por fatkeqësisht përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultat dhe ai nuk ka mundur të rikthehet në vetëdije.
Me mbërritjen e ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes, personi është vendosur menjëherë në barelë dhe është futur në autoambulancë në gjendje kritike dhe pa ndjenja, për t'u dërguar drejt spitalit.
Në orët në vijim pritet të ketë njoftime zyrtare për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për gjendjen aktuale shëndetësore të pacientit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: