Kronikë
Përdorimi i plumbave të gomës në protestë, reagon Drejtori i Policisë së Shtetit: Janë mjete të lejuara dhe të kufizuara
Reklamë e Sponsorizuar
Për të pestën ditë me radhë, vala e protestave të të rinjve ka përfshirë kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ku tubimet po shoqërohen me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit.
Në orët e para të ditës, turma e protestuesve u vendos pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku manifestoi qetësisht për rreth tri deri në katër orë. Gjatë kësaj faze, për të arritur shpërndarjen e tubuesve, autoritetet policore përdorën edhe plumba gome.
Më vonë, rreth orës 15:00, e gjithë masa e protestuesve marshoi drejt bulevardit kryesor për t'iu drejtuar objektit të Kryeministrisë. Me mbërritjen e tyre në këtë zonë, Policia ndërhyri menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur autobotët me ujë nën presion për të larguar turmën.
Në shenjë revolte, protestuesit kundërpërgjigjën duke goditur me gurë, kapsolla, mjete tymuese dhe sende të ndryshme drejt kordonit policor. Valët e protestave të të rinjve nuk janë kufizuar vetëm në Tiranë, por janë shtrirë tashmë edhe në qytete të tjera anembanë vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: