Kronikë
Tragjedi në Maliq: 43-vjeçari humb jetën pasi shtypet nga automjeti i tij
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Maliqit, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti me automjetin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte ndaluar mjetin dhe po nxirrte disa sende nga pjesa e pasme e bagazhit. Dyshohet se automjeti ka lëvizur papritur nga vendi dhe, në përpjekje e sipër për ta ndaluar që të mos ecte mbrapsht, 43-vjeçari është zënë poshtë prej tij.
Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe plagëve të marra nga goditja, burri nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen në vend.
Forca të shumta të Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e këtij aksidenti fatal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: