Aktuale
Nis sezoni i ngrohjes në kryeqytet: Përparim Rama zbulon planet për zgjerimin e rrjetit dhe projektet e reja
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me fillimin e sezonit të ri të ngrohjes, prioritet kryesor do të jetë zgjerimi i rrjetit dhe shtimi i kapaciteteve furnizuese për banorët e qytetit.
Nëpërmjet një postimi publik, Rama bëri të ditur se ka zhvilluar një vizitë në ndërmarrjen publike “Termokos”, ku në bashkëpunim me stafin e saj ka shqyrtuar hapat e ardhshëm për të ngritur cilësinë e shërbimeve të ngrohjes.
Sipas kreut të Prishtinës, qëllimi kryesor mbetet përfshirja e një numri sa më të madh të qytetarëve në rrjetin e ngrohjes dhe garantimi i një furnizimi sa më të qëndrueshëm.
I pari i kryeqytetit njoftoi se nga gjithsej 25 mijë pika të lidhura me ngrohjen, 17 mijë prej tyre tashmë janë të pajisura me matës përkatës.
Ai theksoj se ky aksion për vendosjen e matësve duhet të ecë paralelisht me angazhimet për zgjerimin e infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjes.
Ndër të tjera, Rama vuri në dukje rëndësinë e projektit strategjik “Solar for Kosovo”, duke kërkuar vazhdimësinë e punës si pjesë e zhvillimit urban dhe ngritjes së standardit të jetesës për qytetarët.
“Ky proces duhet të vazhdojë, njësoj si puna për projektin madhor ‘Solar for Kosovo’, sepse Kryeqytetin e transformojmë me projekte konkrete dhe bashkëpunim të fortë”, ka shkruar Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: