Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje për pushkatim të Ramush Haradinajt

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje për pushkatim të Ramush Haradinajt
Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës. Ai dyshohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kanosur R.H. Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike. Thirrja për pushkatim ndaj Haradinajt u bë në Kuvendin e Kosovës, i cili gjatë verës kishte hapur dyert për vizitë për mërgimtarët, ku Llugiqi po merrte pjesë. Aty situata ishte tensionuar mes vizitorëve nga debatet rreth bllokadës politike që kishte qenë muajt e fundit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar