Zgjidhet Papa i ri, del tymi i bardhë mbi Kapelën Sistine

Publikuar më: 08-05-2025 16:45
Publikuar më: Tym i bardhë ka filluar të dalë nga oxhaku mbi Kapelën Sistine. Kjo do të thotë se një Papa i ri është zgjedhur në ditën e dytë të konklaves, shkruan skynews. Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit po bien për të mirëpritur lajmin se është zgjedhur një Papë i ri. Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine. Identiteti i tij dhe emri që do të marrë si Papë do të zbulohen së shpejti.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu