Presidenca paralajmëron takim me krerët e partive politike

Publikuar më: 08-05-2025 16:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë takim me krerët e partive politike pas ngërçit politik. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se kabineti i Osmanit do të kontaktojë së shpejti me partitë për të caktuar një kohë të përshtatshme për takimin gjithëpërfshirës. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t'i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t'i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka thënë Kupina. PDK-ja të mërkurën bëri thirrje për një takim me presidenten. Konstituimi i Kuvendit ka dështuar 12 herë, të premten është tentimi i 13-të.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu