Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Prindërit e dinë që jam këtu”: Gjimnazistja 17-vjeçe flet nga sheshi i protestës dhe tregon mbështetjen e familjes

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Prindërit e dinë që jam këtu”: Gjimnazistja 17-vjeçe flet nga sheshi i protestës dhe tregon mbështetjen e familjes
Një nxënëse 17-vjeçe e gjimnazit ka ndarë dëshminë e saj nga zhvillimet në protestë, duke sjellë në vëmendje sfidat, përdorimin e gazit lotsjellës dhe përballjen e qytetarëve me situatën e tensionuar në terren. E mitur, e cila ka bojkotuar mësimin për t'iu bashkuar tubimit, ka theksuar se familja e saj jo vetëm që është në dijeni të pranisë së saj atje, por edhe e mbështet plotësisht, ndërkohë që frika e vetme e prindërve mbetet rreziku i mundshëm i dhunës. “Filluan t’i ngacmonin vetë policët ata, reaguan me gaz lotsjellës, kalimtarët na hodhën ujë në sy. Unë jam 17-vjeçe, në gjimnaz. Kam bojkotuar mësimin. Sipas meje, kjo lloj proteste është e merituar, duhet ta kishim pritur më parë. Prindërit e dinë që kam ardhur në protestë, më mbështesin”, është shprehur ajo. Duke treguar masat e sigurisë që ka marrë për të qetësuar familjen, ajo shtoi: “Ata kanë frikë vetëm dhunën këtu, më thonë: “Keni kujdes.” Mamit i kam hapur lokacionin, kam një orar që duhet të shkoj në shtëpi, mundohem t’i ndihmoj të tjerët që i shoh keq, i ndihmoj me gjërat që kemi: fasuleta, ujë dhe ujë fiziologjik. Kam ardhur me shoqen e ngushtë sot, kurse shoqëria tjetër del pasdite.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar