Sport
Meliza Haradinaj me akuza të forta ndaj Edi Ramës: Nuk ka punuar për interesat kombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke pohuar se gjatë periudhës së fundit ai ka dështuar në përmbushjen e misionit të tij ndaj çështjes mbarëkombëtare.
Gjatë një komenti mbi qasjen e kreut të Qeverisë shqiptare karshi situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe agresionit të strukturave kriminale, ajo vuri në pah mungesën e mbështetjes konkrete që pritej nga Tirana zyrtare.
“Edi Rama e ka dëshmuar që është një lider i cili nuk i ka shërbyer interesave shqiptare, sidomos viteve të fundit. Ju e dini që gjatë incidenteve dhe sulmeve të bandave kriminale të Vuçiqit në veri vetëm pak vite më parë, ne kemi parë Edi Ramën, prej të cilit prisnim jo vetëm solidarizim simbolik, por mbështetje për Kosovën si shtet anëtar i NATO-s”, u shpreh Haradinaj.
Në fund, ajo shtoi se qasja e një udhëheqësi ndaj çështjeve mbarëkombëtare përbën një tregues kyç edhe për mënyrën se si ai kujdeset për nevojat e qytetarëve të shtetit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: