Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tronditet Kruja pas mesnate: Shpërthim tronditës me lëndë plasëse në një optikë, dëme të konsiderueshme materiale

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tronditet Kruja pas mesnate: Shpërthim tronditës me lëndë plasëse në një optikë, dëme të konsiderueshme materiale
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krujës gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 02:00, kur një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka vënë në shënjestër një dyqan optike. Biznesi i dëmtuar është në pronësi të okulistit në pension, Petrit Rroshi. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale të shkaktuara në vetë ambientet e optikës, forca e shpërthimit ka lënë pasoja edhe në disa biznese dhe banesa që ndodhen në afërsi të vendngjarjes. Nga kjo ngjarje janë shkaktuar dëmtime materiale edhe në zyrat e Njësisë Vendore të Shërbimit të Kujdesit ndaj Shëndetit, e cila ndodhet në mure të përbashkëta me dyqanin e sulmuar nga autorët. Të dhënat e para nga hetimet ngrenë dyshime se ky sulm mund të shërbejë si një mesazh i drejtuar kompanisë “Max optika”. Kjo hipotezë mbështetet në faktin se vetëm tri ditë më parë një incident identik ndodhi në qytetin e Fierit, ku u vu në shënjestër me eksploziv një tjetër pikë shitjeje e së njëjtës markë. Struktura e posaçme e policisë ka sekuestruar dhe po analizon pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth. Nga kqyrja paraprake e tyre, dyshohet se autori ka vepruar i maskuar, duke u afruar në këmbë pranë dyqanit për të vendosur lëndën plasëse dhe është larguar në të njëjtën mënyrë. Blutë vijojnë hetimet intensive për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të zbardhur plotësisht motivet e këtij sulmi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar