Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

BDI kundër ligjit të VLEN-it: Më mirë pa ligj sesa me një zgjidhje që legalizon diskriminimin

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BDI kundër ligjit të VLEN-it: Më mirë pa ligj sesa me një zgjidhje që legalizon diskriminimin
Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arta Bilalli-Zendeli, e ftuar në emisionin “N’Dritë”, ka bërë të ditur se subjekti i saj politik nuk do ta votojë propozim-ligjin aktual për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas përfaqësueses së BDI-së, prania e një ligji të tillë në skenën politike është më e dëmshme sesa mosmiratimi i tij fare, pasi dështon në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. “Ky ligj vetëm do ta legjitimon dhe legalizon, modelin e konkurseve 50 me 2, 35 me 0, 27 me 1 dhe kur janë ato konkurse të atilla mund edhe të kritikohen, mund edhe të kërkohet rishqyrim i të njëjtave”, u shpreh ajo. Në fund, Bilalli-Zendeli theksoi rëndësinë e standardeve të mirëfillta ligjore, duke shtuar se: “Por kur do të jenë të bazuara dhe kur do ta kenë mbështetjen në kornizën ligjore të sistemit juridik, atëherë ato do të jenë pjesë e përditshmërisë tonë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar