Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, i dyshuari shoqërohet në polici
Publikuar më: 16-04-2025 08:42
Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me një pistoletë dyshohet të ketë shtënë në ajër, transmeton Klankosova.tv.
Personi në fjalë, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj të tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës””.
Arma e cila u gjet në veturën e të dyshuarit është konfiskuar.