Aktuale
Aksion i rreptë në kryeqytet: Ndërpritet uji për borxhlinjtë dhe kyçjet e paligjshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka intensifikuar aksionet në terren, duke vijuar me ndërprerjen e shërbimeve për konsumatorët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare, si dhe për ata që janë lidhur në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijes.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ndërmarrja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndërmarrë shtatë ndërhyrje direkte për shkyçjen e abonentëve debitorë dhe evazionit të ujit brenda territorit të Prishtinës.
Kujtojmë se më 15 tetor, KRU Prishtina i pati dhënë një afat prej 10 ditësh konsumatorëve për të shlyer faturat e prapambetura, duke paralajmëruar se mosrespektimi i këtij afati do të sillte masa ndëshkimore dhe ndërprerje të furnizimit.
"Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme," thuhet në thirrjen e përsëritur të ndërmarrjes drejtuar qytetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: