Kronikë
Hyrje e paautorizuar nga Serbia: Shoqërohet një i mitur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit
Reklamë e Sponsorizuar
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë ndaluar një person të mitur në fshatin Qirkoviq të komunës së Leposaviqit, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës nga Serbia.
Për këtë shkelje, organeve të rendit u është dashur të zbatojnë masat administrative, duke i shqiptuar të miturit një fletëgjobë për kundërvajtje.
Pasi është marrë në pyetje nga hetuesit dhe në konsultim me prokurorin e rastit, i riu është lënë i lirë, ndërsa procesi do të vijojë në procedurë të rregullt ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: