Politikë
“Për çfarë dorëzimi bëhet fjalë?!” – Reagon ashpër Rrustemi: Gjithçka u realizua sipas vizionit të Kurtit
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka përmes një reagimi publik në rrjetet sociale ka analizuar situatën aktuale politike në vend, duke vënë në dukje se skenari përfundimtar është zbatuar ekzaktësisht ashtu siç ishte deklaruar që në hapat e parë të këtij procesi.
“Ligj e president. Kështu kishim thënë nga dita e parë. Dhe kështu u bë në fund. U bë siç tha Albini, siç deshi ai dhe siç donte populli. Për çfarë dorëzimi po flisni?!”, ka shkruar ndër të tjera Rrustemi.
Ligj e president. Kështu kishim thënë nga dita e parë. Dhe kështu u bë në fund. U bë siç tha Albini, siç deshi ai dhe siç donte populli. Për çfarë dorëzimi po flisni?! Nëse paska pasur plan për sulm të armatosur me bomba e për gjakderdhje, nuk ka pasur arsye, sepse ligjin askush se ka penguar. Çfarë pengohej atë ditë, ishte zgjedhja e presidentit, sepse kërkohej kaos.
E nëse ka pasur bomba, ato nuk kanë qenë për ligjin, por për pushtetin që e kanë humbur. Edhe brenda dikursit të gjuhës së tyre të bombave, Albin Kurti qenka dëshmuar burrshteti, kurse ju asgjë për të parandaluar, apo ka dëshpërim pse Kosova u bë më në fund me president, me institucione dhe votoi ligjin që kërkohej pa ia ditur efektin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: