Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Magjia e Granit Xhakës në shtesë, Sunderland arrin një përmbysje sensacionale në Portugali

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Magjia e Granit Xhakës në shtesë, Sunderland arrin një përmbysje sensacionale në Portugali
Sunderlandi karegjistruar një triumf dramatik dhe të rëndësishëm në udhëtim kundër Torreenses, duke fituar me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së dytë të Europa League. Skuadra angleze arriti të përmbysë epërsinë e vendasve falë një paraqitjeje karakteristike në fraksionin e dytë të lojës. Pjesa e parë solli epërsinë e skuadrës portugeze. Në minutën e 37-të, Volnei realizoi një eurogol nga skaji i zonës së rreptësisë, pasi kaloi me mjeshtëri mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në këndin e sipërm të djathtë, duke lënë të pafuqishëm portierin Robin Roefs për shifrat 1:0. Me synimin për të ndryshuar rrjedhën e takimit, stafi teknik i Sunderlandit inkuadroi në fushë Granit Xhakën në minutën e 59-të, një lëvizje që solli menjëherë stabilitet dhe kreativitet në mesfushën e anglezëve. Reagimi nuk vonoi dhe në minutën e 68-të u barazua rezultati. Nordi Mukiele ekzekutoi një krosim tejet të saktë në zonën rreptësisë, ku Jules Ahoka përfitoi për të goditur bukur nga afërsi dhe për të mposhtur portierin vendas, duke vendosur shifrat 1:1. Kur ndeshja po i afrohej fundit dhe dukej se gjithçka do të mbyllej me barazim, në skenë doli ylli i mesfushës. Në minutën e 90+3-të, Granit Xhaka dhuroi një asistim gjenial, duke u shndërruar në arkitektin e fitores. Noah Sadiki tregoi teknikë të lartë duke finalizuar aksionin me një volej fantastik nga brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë dhe vulosur përmbysjen e madhe në 1:2. Ky gol ndezi festën e madhe te futbollistët e Sunderlandit, duke i dhuruar skuadrës fitoren e dytë radhazi dhe konfirmuar edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm të Xhakës në lojë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar