Botë
Start premtues për Egnatian në arenën kontinentale, kampionët e Shqipërisë ndalin danezët e Midtjylland
Reklamë e Sponsorizuar
Egnatia e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e saj të re në kompeticionet evropiane, duke arritur një barazim mjaft të rëndësishëm ndaj skuadrës së njohur daneze, Midtjylland, në kuadër të raundit të parë të Conference League.
Dueli i zhvilluar mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena” ka prodhuar lojë të luftuar dhe emocione, duke u mbyllur me barazimin e merituar 1:1 mes dy ekipeve.
Momenti i artë për rrogozhinasit erdhi në minutën e 26-të të sfidës, kur sulmuesi Ildi Gruda tregohet i vëmendshëm në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgon topin në cepin e djathtë të portës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Gëzimi i tifozëve dhe i kampionëve të Shqipërisë ka zgjatura vetëm shtatë minuta, pasi lojtari Cho Gue-Song ka arritur të shfrytëzojë hapësirën për të rivendosur baraspeshën në rezultat.
Gjatë fraksionit të dytë të lojës, skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka krijuar disa raste të pastra shënimi për të siguruar fitoren, mirëpo në fund është dashur të mjaftohet me një pikë që jep sinjale pozitive dhe rrit besimin për ndeshjet e ardhshme të këtij rrugëtimi evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: