Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryetari Rama sqaron raportet me Abdixhikun: Nuk i kam prishur, nuk lejoj ndërhyrje në qeverisjen e kryeqytetit

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari Rama sqaron raportet me Abdixhikun: Nuk i kam prishur, nuk lejoj ndërhyrje në qeverisjen e kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur poshtë çdo pretendim për një ftohje apo prishje të marrëdhënieve të tij me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Gjatë një interviste televizive në emisionin Pressing në T7, Rama u shpreh i prerë lidhur me këtë çështje, duke sugjeruar që pyetjet rreth dinamikës së raporteve t'i drejtohen kreut të partisë. "Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë", u shpreh ai. Duke iu referuar bashkëpunimit dhe dakordësimeve të mëparshme, i pari i kryeqytetit ritheksoj se i përmbahet parimeve të vendosura, duke vendosur një vijë të kuqe sa i përket pavarësisë në vendimmarrje. “Kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti… I qëndroj asaj marrëveshje”, përfundoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar