Veprimtaria e Nuredin Gubetinit nderohet me mbledhje komemorative në Vushtrri

Publikuar më: 16-04-2025 08:42
Dje në Vushtrri u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Nuredin Gubetini, veteran i arsimit, veprimtar dhe artist nga Vushtrria. Kontributi që Nuredin Gubetini, ka dhënë në fushën e arsimit, si veprimtar i çështjes kombëtare dhe si artist, u vlerësua lart nga të pranishmit në këtë mbledhje komemorative. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nën patronazhin e të cilit u organizua mbledhja komemorative, tha se emri i Nuredin Gubetinit nuk do të harrohet asnjëherë. “Nuredin Gubetini ishte pjesë e një brezi që nuk u përkul përballë padrejtësisë, që nuk heshti përballë dhunës, por qëndroi i palëkundur në mbrojtje të së drejtës dhe të së vërtetës. Edhe atëherë kur vuajti padrejtësisht, kur u përjashtua, u burgos e u keqtrajtua, ai nuk e ndali misionin e tij – misionin e mësuesit, të atdhetarit, të qytetarit të ndërgjegjshëm. Ishte edhe një artist që me talentin dhe shpirtin e tij i dha Vushtrrisë ngjyrë, zë dhe frymë”, tha kryetari Idrizi. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu