Kronikë
Vazhdojnë protestat në Prishtinë: Për të 11-ën ditë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, një numër i madh qytetarësh janë tubuar të shtunën në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, për të shprehur revoltën e lor ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, nën thirrjen e përbashkët “Jo në emrin tim”.
Tubimi ka filluar rreth orës 21:00, duke u shoqëruar me kërkesa të qarta për drejtësi dhe me apele drejtuar institucioneve vendore që të angazhohen e të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me këtë aktgjykim dënues.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo shënon ditën e 11-të të protestave kundër vendimit të Speciales, e cila ka shqiptuar dënime prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë këtyre ditëve, në Prishtinë janë organizuar vazhdimisht tubime ku pjesëmarrësit kanë manifestuar hapur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit gjyqësor, duke kërkuar vazhdimisht mbrojtjen e vlerave të luftës dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: