Sport
Atmosferë e zjarrtë në “Air Albania”: Tifozët nderojnë ish-krerët e UÇK-së dhe lansojnë mesazhe politike gjatë sfidës me Bjellorusinë
Reklamë e Sponsorizuar
Në stadiumin “Air Albania”, ku rreth 18 mijë spektatorë janë duke ndjekur nga afër përballjen ndërmjet kombëtares kuqezi dhe Bjellorusisë, vëmendja nuk është përqendruar vetëm te ngjarjet në fushën e blertë.
Pavarësisht se spektakli sportiv mbetet në qendër të vëmendjes, shkallët e stadiumit janë shfrytëzuar sërish nga tifozët për të përcjellë mesazhe përmes pankartave me përmbajtje politike.
Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, bie në sy një banderolë e përmasave të mëdha ku shkruhet “Arrestoni Ramën”, e cila gjithashtu mban në pjesën e poshtme imazhin e një flamingoje.
Nga ana tjetër, mbështetja për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë, ka qenë një tjetër element i spikatur i mbrëmjes.
“Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”, është mesazhi i fuqizuar në një nga banderolat e shpalosura nga tifozët në mbështetje të katër ish-krerëve të çlirimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: