Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përmbysje spektakolare në “Wembley”: Anglia e ndez ndeshjen ndaj Spanjës për vetëm katër minuta

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përmbysje spektakolare në “Wembley”: Anglia e ndez ndeshjen ndaj Spanjës për vetëm katër minuta
Përballja mes Anglisë dhe Spanjës ka përmbushur çdo pritshmëri, duke dhuruar një spektakël të vërtetë futbollistik në 45 minutat e para të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, ku skuadrat kanë zbritur në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-1 në favor të “Tre Luanëve”. Ndonëse kampionët aktualë të botës e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në epërsi që në sekondat e para, vendasit reaguan fuqishëm para mbylljes së fraksionit të parë. Kthesa e ndeshjes nisi që në minutën e dytë, kur një pakujdesi e rëndë e mbrojtësit Marc Guehi u shfrytëzua në maksimum nga Lamine Yamal. Talenti spanjoll nuk fali para portierit James Trafford, duke zhbllokuar shpejt rezulatatin. Spanjollët vazhduan të dominonin dhe rrezikuan sërish në minutën e 9-të me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Fabian Ruiz, por gjuajtja u anulua për pozicion jashtë loje. Torres pati edhe dy mundësi të arta për të dyfishuar avantazhin në minutën e 16-të dhe të 27-të, por pa sukses përballë portierit anglez. Gjatë kësaj periudhe, anglezët kërkuan një penallti në minutën e 30-të pas rrëzimit të Myles Lewis-Skelly në zonë, megjithatë gjyqtari zgjodhi të vazhdojë lojën. Momenti i kthesës për Anglinë erdhi në minutën e 36-të, falë një kundërsulmi të shkëlqyer të finalizuar në mënyrë perfekte nga Anthony Gordon, i cili u shërbye në mënyrë ideale nga Jude Bellingham.

Vrulli i anglezëve nuk u ndal me kaq, pasi vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 40-të, ata arritën përmbysjen e plotë. Pas një krosimi të Nico O’Reilly dhe goditjes me kokë të Harry Kane, topi u devijua fatkeqësisht nga Marc Cucurella drejt portës së tij. Spanjollët iu afruan sërish golit në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur një harkim i Cucurella u ndal nga shtylla, duke vulosur përfundimisht rezultatin 2-1 të kësaj pjese të parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar