Sport
Tragjedi në rrugët e Pogradecit, 26-vjeçari humb jetën në një aksident rrugor
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit ditën e sotme, pasi një aksident trafiku i ka kushtuar jetën një të riu. Përplasja fatale ka ndodhur në aksin kombëtar Pogradec-Qafë Plloçë, konkretisht në afërsi të fshatit Starovë.
Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si 26-vjeçari Valentino Maxhari.
Forcat e rendit dhe grupi hetues kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: