Nga karrigia e deputetit në mbledhjen e Qeverisë – Kurti sfidon opozitën dhe juristët

Publikuar më: 16-04-2025 08:42
Pavarësisht se dje u ul në karrigen e deputetit dhe pretendoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, Albin Kurti sot ka thirrur mbledhjen e radhës të Qeverisë në orën 10:00. Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – si dhe një pjesë e juristëve, nuk e njohin dorëheqjen e tij si të vlefshme dhe e konsiderojnë veprimin e tij si shkelje të ligjit të ri për Qeverinë. Ndërkohë, seanca e djeshme konstituive e Kuvendit u ndërpre që në hapat e parë, duke mos arritur të formojë strukturat bazë. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu