“Qerpiku s’i lëviz”, Reperi “Mozzik” shkruan për punën gazetareske të Lirim Mehmetajt, fton për përkrahje masive të tij
Publikuar më: 08-05-2025 05:15
Publikuar më:
Reperi “Mozzik” ka ftuar dëgjuesit e vet të pëkrahin masivisht gazetarin Lirim Mehmetajt, për të cilin shprehu adimirim për mënyrën se si ushtron zanatin e tij.
“Qerpiku s’i lëviz – ama bash 00:00”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Shembull!Nuk e njoh personalisht, s’e kam takuar asnjëherë në jetë, por e përcjell prej shumë kohësh.Ky nuk është as politikan, as prokuror, as gjyqtar, e as polic.Është një gazetar — por për mua është gazetari me vizionin më të qartë dhe më të pastër ndonjëherë. ( Lirim Mehmetaj )A është e lehtë? S’e besoj.Të luftosh për të zbuluar krime, hajni që askujt s’ia merr mendja se kanë mundur të ndodhin…Ku dua të dal?Ky, mbi të gjitha, për mua është një shembull i të qenurit gazetar.Qerpiku s’i lëviz — ama bash 00:00.Më pëlqen çdo lëvizje e tij: me fakte, me letra, jo muhabete “kam dëgjuar, më kanë thënë”, por me letra — tamam siç duhet.Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime se sa e mirë është puna e tij.Por e di që qëllimi i tij është ta informojë secilin qytetar për zhvillimet e pushtetit momental.Andaj ju ftoj ta përcillni e ta përkrahni masivisht këtë zë të guximshëm që i ka munguar Republikës sonë.Të uroj gjitha të mirat gjatë këtij rrugëtimi!Respekt nga një Artist i Kosovës! 🇽🇰