Sport
Kuqezinjtë ndezin fushën: Shqipëria shënon dy herë ndaj Bjellorusisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka krijuar një avantazh të sigurt kundër Bjellorusisë, duke e çuar rezultatin në 2:0 falë një momenti vendimtar në fund të fraksionit të parë. Golin e dytë për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi Ernest Muçi, i cili ka tundur rrjetën në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Në fakt, sfida kishte nisur mbarë për skuadrën kombëtare, e cila kishte arritur të kalonte e para në epërsi. Golin e parë dhe atë të zhbllokimit të shifrave e shënoi mesfushori Kristjan Asllani, duke i dhënë epërsinë e merituar “kuqezinjve” në këtë përballje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: