Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija

Publikuar më: 07-05-2025 19:17
Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë për Gazetën Express e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren. “Në manifestim është vërejtur një i ri  17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në çirilice ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi. Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu