Kronikë
Komandanti i NATO-s, Admirali Wikoff, zhvillon takime të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali George M. Wikoff, ka realizuar një vizitë zyrtare ku është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
Nëpërmjet një njoftimi publik, ministri Sveçla bëri të ditur se gjatë këtij takimi me admiralin Wikoff në fokus të bisedës ka qenë gjendja e sigurisë në territorin e vendit. Po ashtu, palët kanë trajtuar hapat përpara të shënuar në këtë fushë, si dhe partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it, në funksion të garantimit të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: