Sport
Tirana ndjek shembullin e Dinamos, zbardhet vendimi për stadiumin e ri ndaj Laçit
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të shtunë, në orën 13:30, KF Tirana do të presë ekipin e Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.
Për shkak se fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” nuk paraqitet në kushte optimale për zhvillimin e këtij takimi, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur që ndeshjen ta zhvendosin në impiantin e Vorës.
Ky zhvillim është zyrtarizuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka konfirmuar përmes faqes së saj zyrtare se përballja do të hostohet në stadiumin “KF VORA”, duke vlerësuar kushtet më të mira që ky terren ofron.
Vlen të theksohet se ky stadium është përdorur edhe më parë si shtëpi pritëse, ku Dinamo pati triumfuar me rezultatin 4-2 ndaj Partizanit. Ndërkohë, bardheblutë hyjnë në këtë duel me entuziazëm të lartë pas suksesit 1-3 në derbin ndaj Partizanit, me synimin e qartë për të vazhduar serinë pozitive dhe për të arkivuar tri pikët e radhës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: