Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Zbardhet shuma: Sa kushtoi ngritja e qendrës së parë të padelit në Kosovë?

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbardhet shuma: Sa kushtoi ngritja e qendrës së parë të padelit në Kosovë?
Sekretari i Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika, ka bërë publike shifrën e investimit për themelimin e qendrës së parë të këtij sporti në vend, e cila kap shifrën prej 150 mijë deri në 200 mijë euro. Gjatë një paraqitjeje në emisionin SportCast, Kika ka shpjeguar se ky angazhim financiar ka qenë mjaft i lartë për kohën, duke qenë se infrastruktura është dashur të përshtatet sipas parametrave më të larta dhe kritereve specifike të këtij sporti të veçantë. “Po ka qenë e kushtueshme, mund të them një investim më shumë se 150 mijë deri në 200 mijë euro për atë periudhë pasi që fushat kanë qenë të standardeve më të larta edhe është dashur të kemi një rregullim të hapësirës pasi që fusha e padelit në ambiente të jashtme nuk ka problem, mirëpo në ambiente të mbyllura krijon një farë ambienti që duhet pasur hapësirë mes fushave për të pasur lartësinë e tavanit, i ka disa kritere më të veçanta edhe fatmirësisht siç e ceka më herët Besimi e ka pasur mbështetjen e bashkëpartnerëve të cilët i kanë ndihmuar në investime pasi që të bëhen të gjitha me mjete vetanake është shumë e madhe, mirëpo është dashur dikush ta bëjë këtë hapin e parë. Edhe ajo qendër domethënë është hapur në vitin 2022 edhe menjëherë kemi filluar me realizimin e aktiviteteve të shumta për ta zhvilluar sportin”, ka deklaruar Kika. Ai ka shtuar se, pavarësisht sfidave financiare dhe pengesave në nisje, rritja e padelit në territorin kosovar nuk ka qenë e papritur për themeluesit, të cilët kishin për qëllim të aplikonin standardet evropiane që në ditët e para të këtij rrugëtimi. “Mirëpo investimi siç e ceke ti edhe kriteret kanë qenë duke i ndjekur standardet që i kemi parë në vendet e tjera në mënyrë që të fillojmë si sport, ne e kemi ditur edhe prej ditës së parë që këtë hovin që e ka padeli sot nuk është një surprizë për ne, nuk është një befasi sepse e kemi ditur cakun që ka me arritë mirëpo gjithmonë fillimi është i vështirë, gjithmonë hapat e parë, ato investimet duke marrë parasysh që nuk ke ndoshta ndonjë sponsor ose ndonjë mbështetje institucionale pasi që je në hapat e parë të themelimit të federatës ka qenë kuptohet shumë e vështirë, mirëpo gradualisht kemi arritur deri këtu ku jemi sot”, ka nënvizuar ai. Infrastruktura pioniere e padelit në Kosovë nisi punën në vitin 2022, falë një investimi të rëndësishëm që krijoi kushtet e nevojshme për funksionalizimin e kësaj disipline. Siç ka shtuar Kika, menjëherë pas përurimit u ndërmorën nismat e para për popullarizimin dhe shtrirjen e këtij sporti, i cili tashmë gëzon një vëmendje dhe interesim në rritje nga qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar