Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti paralajmëron vendim kyç për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 08:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti paralajmëron vendim kyç për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar do të merret një vendim me peshë për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë paralajmërim kreu i ekzekutivit e dha në nisje të fjalës së tij para ministrave. Duke folur për këtë çështje, Kurti theksoj domosdoshmërinë e një qasjeje strategjike dhe të mirorganizuar sa i takon procesit të mbrojtjes së tyre në shkallën e dytë të gjykimit. "Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit ku presim korigjimin e kësaj padrejtësie," u shpreh ndër të tjera shefi i qeverisë. Ai shtoi gjithashtu se kërkohet një analizë e thellë dhe veprim i matur pas vendimit të plotfuqishëm, me qëllim arritjen e suksesit në Apel. "Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë që të veprojmë përpara, në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm…", deklaroi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar