Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë çlirimtarëve dhe krerëve të UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:39
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Muriqi: Fitoren ua dedikojmë çlirimtarëve dhe krerëve të UÇK-së
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve. Muriqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, tha se tri pikët ishin shumë të rëndësishme për nisjen e ciklit të ri në Ligën e Kombeve. “I kemi ditur pikët e dobëta të Irlandës. Kemi pasur kontrollin e lojës, kemi pasur shumë raste, sidomos në pjesën e parë. Por me rëndësi është fitorja. E përgëzoj ekipin, stafin e Kombëtares dhe tifozët, të cilëve u lumtë goja për përkrahjen e madhe”, ka thënë Muriqi. Sulmuesi kosovar më pas e ka lidhur fitoren me zhvillimet e fundit në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Këtë fitore ua dedikojmë çlirimtarëve dhe krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar ai. Muriqi ka theksuar se forca kryesore e Kombëtares së Kosovës është grupi dhe bashkëpunimi mes futbollistëve. “U kam thënë bashkëlojtarëve se kur luajmë për njëri-tjetrin, suksesi vjen vetë. Sot ishte e rëndësishme fitorja, nuk kishte rëndësi se kush shënon. Por mua gjithmonë më jep më shumë kënaqësi goli për Kombëtaren sesa për klubin. Fitoren e kemi merituar si ekip, jo si Vedat, por si ekip”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar