Politikë
Ministri Vitia thirrje prindërve: Vaksinimi, mënyra më efektive për mbrojtjen nga fruthi
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u bëri thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët e tyre të vaksionohen për mbrojtje nga fruthi.
Vitia tha se vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi.
“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata. Institucionet tona shëndetësore tash e sa muaj janë duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike.
Po ashtu po merren të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e veçanërisht të fëmijëve tanë. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”,ka thënë Vitia.
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste me fruth, ndërsa prej tyre 17 janë regjistruar gjatë javës së fundit. Sipas këtij instituti, 95 për qind e rasteve me fruth janë regjistruar te personat e pavaksinuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: