Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Klevis Balliu reagon pas pamjeve të dhunës në protestë: Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot, do ta paguani një më një këtë gjakderdhje!

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Klevis Balliu reagon pas pamjeve të dhunës në protestë: Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot, do ta paguani një më një këtë gjakderdhje!
Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe pamjeve të rënda të dhunës policore ndaj studentëve e protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Përmes një deklaratë të prerë, Balliu ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe forcat e rendit për përdorimin e forcës suproporcionale ndaj të rinjve, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore. “Ju që keni derdhur gjakun e të rinjve shqiptarë dhe të studentëve tanë, do ta paguani një më një këtë akt! Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot! As këta banditë me uniformë nuk të shpëtojnë dot nga përgjegjësia për këtë dhunë dhe këtë gjakderdhje. Do të përgjigjesh përpara ligjit dhe përpara shtetit! Koha jote mbaroi!”është shprehur deputeti demokrat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar