Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ambasadores amerikane në Greqi i kërkohet nga Shtëpia e Bardhë të japë dorëheqje

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadores amerikane në Greqi i kërkohet nga Shtëpia e Bardhë të japë dorëheqje
Kimberly Guilfoyle-it i është kërkuar të largohet nga detyra e ambasadores së SHBA-së në Greqi, pas disa javësh raportimesh se ajo kërkoi pagesë nga një donator i Trumpit në këmbim të qasjes te zyrtarët e administratës, raporton The Guardian. Vendimi, i njoftuar nga Shtëpia e Bardhë të martën në mëngjes, i jep fund karrierës diplomatike të njërës prej aleateve politike më jetëgjata të Trumpit. Ai erdhi pasi, sipas raportimeve, Trumpi dhe Marco Rubio, sekretari i Shtetit, u tërbuan nga akuzat. “Ne i kemi kërkuar ambasadores Guilfyole të japë dorëheqje. Ajo ka qenë një aset i mrekullueshëm për ekipin dhe i urojmë gjithë të mirat”, tha Katie Zacharia, sekretarja e re për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, gjatë konferencës së saj të parë për media të martën. Pretendimi më serioz, i raportuar për herë të parë nga Wall Street Journal më 8 tetor, lidhet me donatorin Eric Deters. Duke cituar mesazhe në aplikacionin Signal, gazeta raportoi se në korrik të vitit 2025, disa ditë para se të zhvillohej seanca dëgjimore për konfirmimin e saj në Senat, Guilfoyle i bëri presion Detersit që t’ia shlyente një faturë prej 100.000 dollarësh të American Express, duke e siguruar se transferimi nuk do të shfaqej askund. “Zemër, të lutem, kam nevojë që ta kryesh këtë për mua sot”, shkroi ajo, sipas raportimit. Në këmbim, Guilfoyle ofroi të përdorte ndikimin e saj për problemet e tij tatimore dhe ligjore dhe i tha se kishte kontaktuar në emër të tij komisionerin e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe Departamentin e Drejtësisë. Ai gjithashtu ka thënë se gjatë viteve i kishte paguar Guilfoyle-it rreth 300.000 dollarë pa marrë “asnjë favor” dhe i tha medias MS NOW se kërkesa “absolutisht ishte një marrëveshje shkëmbimi shërbimesh me përfitime të ndërsjella”. Wall Street Journal ka raportuar gjithashtu se Guilfoyle, ish-e fejuara e djalit të madh të Trumpit, Donald Trump Jr., pranoi dhurata dhe shërbime të papërshtatshme, dyshohet se kërcënoi një zyrtar të vendit pritës dhe promovoi interesat e kompanisë greke Aktor gjatë angazhimeve zyrtare. Avokati i Guilfoyle-it, Jesse Binnall, tha se ajo e kundërshton vërtetësinë e mesazheve. Kështu merr fund një mandat që zgjati më pak se një vit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar