Sport
Dramë në Suharekë: Drita mposht Ballkanin në sekondat e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Dritës ka arkëtuar tri pikë tepër të rëndësishme në transfertën ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Sfida u përshkua nga tensione dhe dinamikë e lartë. Një moment kyç ndodhi kur gjyqtari akordoi penallti në favor të Ballkanit pas një ndërhyrjeje të Jorgo Pëllumbit, mirëpo pas konsultimit me sistemin VAR, vendimi u anulua, duke e kthyer ndeshjen në rrjedhën e saj normale.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës, të dyja skuadrat shfaqën ambicie për të shënuar, duke krijuar raste të njëpasnjëshme. Megjithatë, epilogu i takimit u vendos vetëm në minutën e parë të kohës shtesë, kur Besnik Krasniqi tundën rrjetën, duke i siguruar fitoren e madhe gjilanasve në një terren mjaft të vështirë.
Pas këtij rezultati, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkaq, Ballkani mbetet në vendin e pestë me 13 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: