Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho tregon respekt për Romën dhe zbulon rivalin e tij më të vështirë në Serie A

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho tregon respekt për Romën dhe zbulon rivalin e tij më të vështirë në Serie A
Jose Mourinho bëhet gati për rikthimin e tij të parë në stadiumin “Olimpico” që nga koha kur u largua nga stoli i Romës, një skuadër ku drejtoi në 138 ndeshje dhe fitoi zemrat e tifozëve të zjarrtë verdhekuq. “Ata u treguan të veçantë me mua. Kur zbrita për herë të parë nga avioni, ishin një mijë njerëz që më prisnin. Nuk kisha bërë ende asgjë për ta, asnjë ndeshje, asnjë pike, por Roma është kështu. Romanistët panë se për mua ekzistonte vetëm një gjë: Roma, ata. Kam luftuar, kam dhënë gjithçka”, ka shprehur trajneri portugez duke evokuar kujtimet e kaluara. Strategu portugez nuk ka pritshmëri për ndonjë pritje madhështore apo ndonjë banderolë të veçantë, por shpreson në respektin e tifozëve, të cilët ende i ruajnë në memorie triumfin historik në “Conference League” në vitin 2022 dhe finalen e “Europa League” një vit më vonë. Ndërkohë, tashmë në drejtimin e skuadrës kundërshtare ndodhet Gian Piero Gasperini. Përballja e parë zyrtare mes tyre daton që në sezonin 2008-2009, në kuadër të javës së tetë të kampionatit italian, kur ndeshja mes Interit dhe Genoas u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, pavarësisht se Genoa luajti për rreth 30 minuta me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Ivan Jurić. “Është trajneri më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ndryshova skemën pesë herë dhe ai m’u përgjigj çdo herë. Ishte një betejë e vërtetë”, ka deklaruar Mourinho duke vlerësuar aftësitë taktike të kundërshtarit. Pas atij duelit inaugurues, dy teknikët janë ndeshur mes tyre edhe 10 herë të tjera. Statistikat e përgjithshme të këtyre 11 takimeve regjistrojnë 5 fitore në favor të Mourinhos, 3 barazime dhe 2 humbje. Megjithatë, statistikat tregojnë se në tri përballjet e fundit, trajneri portugez nuk ka arritur të triumfojë, duke regjistruar një barazim dhe dy humbje, ndërsa në kampin roman tashmë po bëjnë tifo që ky hov pozitiv i Gasperinit të ketë vazhdimësi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar