Botë
Mbështetje për sigurinë në punë: Minatorët e Trepçës pajisen me pako të ndihmës së parë nga Swiss Barakah Charity
Reklamë e Sponsorizuar
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka drejtuar një falënderim publik për fondacionin Swiss Barakah Charity, pasi ky i fundit ka dhuruar 100 pako të ndihmës së parë emergjente, të destinuara enkas për punonjësit e këtij ndërmarrjeje.
Kjo ndihmë synon të shtojë masat e sigurisë dhe të ofrojë mbështetjen e nevojshme shëndetësore për minatorët, në rast se ata përballen me lëndime apo situata të papritura gjatë orarit të punës në galeritë nëntokësore.
Gjatë këtij reagimi, sindikalistët kanë veçuar me mirënjohje kontributin e përfaqësuesit të fondacionit, Ardian Memetaj, duke vlerësuar angazhimin e tij përkrah një shtrese që ushtron një profesion tejet të rrezikshëm dhe në kushte sfiduese.
Sipas Sindikatës së Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ky gjest humanitar përbën një dëshmi të qartë të solidaritetit, vëmendjes dhe përgjegjësisë shoqërore ndaj komunitetit të minatorëve.
Në emër të gjithë trupës punëtore dhe strukturave sindikale, është përsëritur falënderimi i thellë për këtë iniciativë, e cila kontribuon direkt në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së tyre.
“Solidariteti me minatorët është vlerë që meriton respekt dhe mirënjohje!”, përfundon mesazhi i bërë publik nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: