Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Gjendje alarmante në Nerodime të Ferizajt: Mbeturinat pushtojnë natyrën, banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjendje alarmante në Nerodime të Ferizajt: Mbeturinat pushtojnë natyrën, banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente
Banorët e fshatit Nerodime në komunën e Ferizajt po përballen me një situatë të rëndë ambientale, si pasojë e moskryerjes së obligimeve nga ana e ndërmarrjes përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, “Pastrimi”. Sipas dëshmive të banorëve vendas, mbeturinat mbeten të grumbulluara dhe të shpërndara kuturu përgjatë rrugëve dhe hapësirave të gjelbra, duke shkaktuar ndotje të rëndë të ambientit dhe shqetësim të madh për komunitetin. Ata bëjnë të aformë se kompania përgjegjëse shpeshherë vonohet deri në dy javë për të kryer shërbimin e grumbullimit, duke bërë që mbeturinat të bëhen burim infeksionesh dhe të shpërndahen nëpër zonë, pamje të cilat janë dokumentuar përmes fotografive të siguruara nga redaksia jonë. “Nuk vijnë t’i marrin mbeturinat me rregull. Nganjëherë kalojnë edhe dy javë pa ardhur fare”, është shprehur njëri nga banorët e kësaj zone, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet kompetente për zgjidhjen e këtij problemi jetik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar