Kronikë
Gruda zbulon ndryshimin e madh: Pas këtij ligji, Specialja nuk do të mund të arrestojë më komandantë të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka shpjeguar pasojat juridike dhe efektet që do të sjellë hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Gjykatën Speciale, duke paralajmëruar ndryshime rrënjësore në procedurat e saj.
Sipas tij, në momentin që ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara bëhen zyrtare dhe hyjnë në fuqi, Gjykata Speciale do ta humbasë kompetencën për të arrestuar qoftë edhe një komandant të vetëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nën akuzat për krime lufte.
Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Debat Plus”, Gruda ka bërë të ditur se brenda dy ditëve ky projektligj do t'i përcillet presidentes së vendit për dekretim dhe nënshkrim zyrtar.
“Nuk mundet asnjë komandant i UÇK-së me u arrestu prej Hagës pas ligjit. Në momentin që hyn ky ligj, nuk mundet me u arrestu asnjë komandant i UÇK-së për krime lufte prej Gjykatës Speciale”, ka theksuar Gruda në deklaratën e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: