Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kuvendi miratoi dërgimin e trupave në Gaza, reagon Nufi: Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA-në

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi miratoi dërgimin e trupave në Gaza, reagon Nufi: Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA-në
Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte, 24 shtator, me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në një mision paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Pas votimit në Kuvend ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi vendimin si një hap konkret të Shqipërisë në mbështetje të përpjekjeve për paqe dhe siguri ndërkombëtare. “Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren”,u shpreh Nufi. Ministri i Mbrojtjes theksoi gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për paqe. “Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, deklaroi Nufi. Vendimi i Kuvendit i hap rrugë angazhimit të trupave shqiptare në misionin e parashikuar në Gaza, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar