Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Rama pret në Tiranë kryediplomatin izraelit: Partneritet i fortë dhe mbështetje e palëkundur

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Rama pret në Tiranë kryediplomatin izraelit: Partneritet i fortë dhe mbështetje e palëkundur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar në kryeqytetin shqiptar me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë bashkëpunimi bilateral dhe zhvillimet gjeopolitike. Pas takimit, kryediplomati izraelit ka ndarë përshtypjet e tij përmes një postimi në platformën sociale X, duke e cilësuar kreun e qeverisë shqiptare si një ndër figurat politike më etike dhe më me peshë në rrafshin global. Sa’ar ka vënë në dukje se Izraeli çmon lart kontributin e Shqipërisë dhe qëndrimet e prera të kreut të ekzekutivit shqiptar kundër fenomeneve të antisemitizmit dhe terrorizmit, duke e konsideruar atë një aleat të besueshëm në periudha sfiduese. Në fokus të bisedës mes dy zyrtarëve të lartë kanë qenë hapat e ardhshëm për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkmbimi i mendimeve mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal . Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më etikë në botë sot. Rama është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i shquar i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë sfiduese. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve, si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të guximshme dhe miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar