Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën 54-vjeçari pasi bie nga kati përdhes në bodrum gjatë punimeve

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën 54-vjeçari pasi bie nga kati përdhes në bodrum gjatë punimeve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizaj ditën e sotme, ku një punëtor 54-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar gjatë orarit të punës në një objekt ndërtimi, i cili ndodhet në rrugën “Cen Dugolli”. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime fatale pasi ka rënë nga kati përdhes në pjesën e bodrumit. Lajmin për tragjedinë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se autoritetet kompetente kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës rreth orës 15:40. "Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën ‘Cen Dugolli’ në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspetorët e punës," u shpreh Veseli. Ndërkohë, lidhur me këtë rast tragjik, zëdhënësi i policisë konfirmoi se për të gjitha veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar