Sport
Pas Shqipërisë, një tjetër kombëtare në horizont? Silvinjo nis bisedimet zyrtare, refuzoi Brazilin
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është ende në kërkim të një angazhimi të ri profesional pas përfundimit të aventurës së tij me kuqezinjtë.
Në një intervistë të fundit, vetë tekniku ka pranuar se ka zhvilluar bisedime me disa skuendra, duke shprehur dëshirën e tij të qartë për të vijuar karrierën në kontinentin evropian, të cilin e konsideron si qendrën e futbollit botëror.
Kjo filozofi e ka shtyrë atë të refuzojë një ofertë tunduese për të marrë drejtimin e Korinthiasit në vendlindjen e tij, Brazil. Megjithatë, ndërsa vëmendja duke se po anonte drejt klubeve, një zhvillim i papritur ka ndodhur: Silvinjo ka hyrë në tratativa me Federatën Bullgare të Futbollit për t'u ulur në stol si trajner i përfaqësueses së tyre.
Aktualisht, përfaqësuesja e Bullgarisë po kalon një periudhë jo të mirë, duke u renditur ndër skuadrat më modeste të kontinentit. Nën drejtimin e Atanas Ribarskit, bullgarët kanë arritur vetëm një fitore kundër Luksemburgut në katër sfidat e Ligës së Kombeve për Ligën C. Përveç brazilianit, në garë për këtë post po vlerësohen edhe emra të tjerë të njohur të futbollit, si Robert Prosineçki dhe Eduard Jordanesku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: