Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Marrëveshje përmes ndërmjetësuesve apo përplasje e re? Gani Geci flet për takimin me familjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Marrëveshje përmes ndërmjetësuesve apo përplasje e re? Gani Geci flet për takimin me familjen e gazetarit Lirim Mehmetaj
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë publike një marrëveshje të arritur me familjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, e cila sipas tij synon t'i jep fund replikave publike mes tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Geci ka sqaruar se takimi është realizuar falë angazhimit të deputetit Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonajt. Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi është rënë dakord që palët, përfshirë gazetarin Lirim Mehmetaj dhe anëtarët e familjes Geci, të mos merren më me njëri-tjetrin, qoftë përmes shkrimeve apo daljeve televizive. Kjo deklaratë e Gani Gecit erdhi menjëherë pas një shkrimi të publikuar një ditë më parë nga Lirim Mehmetaj, i cili kishte në qendër deputetin Fatos Geci. Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të re pasi gazetari Mehmetaj ka ripostuar sërish statusin e tij fillestar për Fatos Gecin. Në reagimin e tij, ai ka bërë të qartë se do të vazhdojë të merret me secilin që, sipas tij, tenton të përhapë dezinformata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar