Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Krime lufte në Zveçan: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-komandantit të policisë

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krime lufte në Zveçan: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-komandantit të policisë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zyrtarizuar aktakuzën ndaj të pandehurit me inicialet M.Gj., i cili ngarkohet me veprën penale të rëndë “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas dokumentit të akuzës, ngjarjet datojnë gjatë periudhës 1998-1999 në territorin e komunës së Zveçanit. I pandehuri M.Gj., duke mbajtur pozitën e Komandantit të Repartit Policor në përbërjen rezervë dhe duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, dyshohet se ka ushtruar përgjegjësi individuale dhe komanduese. Atij i faturohen vepra si vrasje, trajtim çnjerëzor, akte frikësimi, shkatërrim pronësor, si dhe dëbim masiv e spastrim etnik ndaj qytetarëve civilë. Në njoftimin e lëshuar theksohet se më 29 prill 1999, i pandehuri në bashkëpunim me pjesëtarë të tjera të paidentifikuar nga formacionet e strukturuara të Ushtrisë Jugosllave dhe policisë serbe, të pajisur me uniforma, kishin ndërmarrë një aksion ushtarako-policor për rrethimin e një fshati në Zveçan. “Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur. Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim”, shtohet në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar