Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Maqedonci: Beogradi mbështet krimin dhe mban 48 baza ushtarake afër kufirit, skenar rus ndaj Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonci: Beogradi mbështet krimin dhe mban 48 baza ushtarake afër kufirit, skenar rus ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë dislokuar 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Ai ka ngritur alarmin duke e bërë një paralelizmë të qartë mes kësaj qasjeje dhe lëvizjeve që Rusia ndërmori para sulmit dhe aneksimit të territoreve ukrainase. Gjatë një prononcimi për median “Talking With TVP World”, kreu i mbrojtjes në Kosovë vuri në dukje se Beogradi, krahas luftës hibride, po u jep mbështetje strukturuar elementeve dhe grupeve kriminale brenda territorit kosovar, me synimin e qartë për të minuar rendin, paqen dhe sigurinë e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Serbia po mbështet gjithashtu grupet kriminale në Kosovë, të cilat merren me kontrabandë dhe aktivitete të tjera kriminale, me qëllim që të destabilizojë Kosovën dhe, përmes destabilizimit të saj, të kërcënojë edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të paraqitet si një aktor i rëndësishëm dhe të ndjekë interesat e saj hegjemoniste ndaj të tjerëve”, ka u shpreh Maqedonci. Më tej, ministri theksoi se ky koncentrim i forcave dhe mjeteve ushtarake serbe në afërsi të kufirit përbën një rrezik real dhe e vendos Kosovën përballë sfidave të vazhdueshme të sigurisë. “E shohim se Serbia, përveç veprimeve hibride kundër vendit tonë, po e ekspozon Kosovën edhe ndaj kërcënimeve, duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar